MENU
klinika

'Ferrari nuk është azil'

Ish-shefi i Formula 1: Red Bull nuk ka vend për Hamiltonin!

27.05.2023 - 15:38

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formula 1 ka këshilluar Lewis Hamilton që të mos shkojë te Ferrari, pasi “Kokëkuqja” italiane nuk është azil. Me ironi, Bernie tregon se Hamilton do dëshironte të shkonte te Red Bull, por aty nuk ka vend për të. Britaniku ende nuk ka rinovuar me Mercedes, teksa një marrëveshje mes palëve është pranë. Diçka e tillë ka përhapur spekulimet se piloti 7 herë kampion bote do ndërrojë skuderinë.

“Nuk e kuptoj pse Hamilton mund të ishte më mirë te Ferrari se te Mercedesi. Ferrari nuk është një “azil”, është një skuadër që kërkon të fitojë kampionatin më shumë se të tjerët. Mua do të më surprizonte nëse Ferrari do të ishte e gatshme të lirohej nga Leclerc për Hamilton. Ferrari është i dashuruar me Leclerc, pastaj Hamilton ka thënë se kur të tërhiqet do të qëndrojë te Mercedesi dhe nuk bën sens të ndryshojë skuderi. Pastaj nëse do të isha Hamilton dhe shoh Leclerc që ikën nga Ferrari, nuk do të gëzohesha sepse do të thotë se diçka nuk shkon te italianët. Mendoj se Hamilton do të qëndroj te Mercedes. E vetmja skuadër që i ofron siguri për të fituar është Red Bulli, por atje e sigurt se nuk ka vend për të”, u shpreh Ecclestone mes të tjerash.

Pas pesë garave të para, Hamilton me 56 pikë mban vendin e katërt, teksa Verstappen prin klasifikimin me 119 pikë, ndjekur nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Në vendin e tretë Fernando Alonso i Aston Martin.