MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam bërë mamografi 2 vite rresht, pas sa kohësh duhet ta bëj sërish?

11.05.2023 - 12:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam bërë mamografinë 2 vite rrjesht, a rrezikoj diçka? Pas sa kohësh duhet ta bëj sërish?

Përgjigjet onkologu: Kjo varet nga mosha që ju keni. Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 3 vjet, sidomos për moshat mbi 35-40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga njëra mamografi te tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, ju mund ta përsërisni atë, vetëm nëse mjeku me të cilin ndiqeni jua kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm 1 herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet, dhe për gjatë gjithë jetës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdes! Përbën rrezik

Çdo 2 vite mamografi?