MENU
klinika

Kaq e veçantë

Kjo veshje e Beyoncé-s në turneun e fundit ka fiksuar internetin

13.05.2023 - 08:25

Beyoncé filloi turneun e saj të shumëpritur botëror “Renaissance” në Suedi të mërkurën dhe ende interneti nuk e ka marrë veten nga magjia e performancave të saj. Si përherë, veshjet e Queen B ishin të përkyera, por njëra specifikisht tërhoqi më tepër vëmendje.

Vëhet fjalë për një trupore të markës spanjolle Loewe. Siç mund ta shihni, detaji i veçantë janë duart në pjesën e këmbëve, gjoksit, zonën intime dhe të pasmeve të saj.

Kaq e veçantë! Kjo veshje e Beyoncé-s fiksoi internetin

Beyoncé e kompletoi look-un me një palë doreza lateks të zeza që ndihmonin për të krijuar iluzionin optik me duart.

“Kjo veshje Loewe që ka veshur Beyoncé do të jetë në librat e historisë,” shkroi një përdorues në Twitter.

Veshja u konceptua nga drejtori artistik i Loewe, Jonathan Anderson, i cili është ndër stilistët më të kërkuar të modës në botë.

Motivet sensuale u shfaqën për herë të parë si pjesë e koleksionit Vjeshtë/Dimër 2022 të markës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës