MENU
klinika

Foto

“Ndihem e sulmuar”, flet vajza që u distancua nga Beyonce

08.06.2019 - 14:10

U bë virale, në rrjete sociale, momenti kur Beyonce dhe Jay-Z janë duke ndjekur një ndeshje NBA, ku më pas reperi filmohet duke folur me një vajzë.

Mediat dhe rrjetet sociale e kanë komentuar si një shqetësim që diva e muzikës Beyonce kishte kur ata po flisnin.

Si pasojë e këtyre komenteve ka reaguar vajza në video, emri i së cilës është Nicole Curran , e cila ka treguar se çfarë ka ndodhur në atë moment.

Ajo ka treguar se ka dashur të jetë mikpritëse pasi dyshja e njohur ishin të ftuarit specialë të saj dhe se ka dashur të porosisë diçka për të pirë gjatë momentit që është parë duke shkëmbyer disa fjalë me reperin.

Më pas, ajo ka vijuar në komentin e saj, duke u shprehur se e respekton Beyoncen dhe se vetë është një grua lumturisht e martuar.

Nicole, gjithashtu shtoi se nuk i ka pëlqyer mënyra se si situata u deformua. Ajo theksoi se nuk ishte ndjerë asnjëherë kaq e sulmuar. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ftuar speciale Hillary Clinton

Beyonce këndon në dasmën e milionave në Indi

Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë

Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix