MENU
klinika

Tensionet në veri

Kompania izraelite ngre alamin: Wagner është nisur për në Kosovë

30.05.2023 - 11:18

Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”. Kompania që bëri njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017. Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC ëagner në Telegram.

Postimin në llogarinë e Tëitter, “Terror Alarm” e bëri pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

 

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Edhe vetë Vuçiç është i vetëdijshëm"

Eksperti britanik: Pavarësia e Kosovës është realitet

"Jemi të shqetësuar për lidhjet e Serbisë me Rusinë"

‘Wagner’ në Veri, Petkoviç: Pse Kurti s’i tregon provat?