MENU
klinika

Analiza

Lëvizjet e fundit të Ukrainës, po e irritojnë NATO-n

19.05.2023 - 09:30

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, ka tronditur opinionin publik në Ukrainë e Rusi, por edhe Perëndimin, me deklaratat e tij të fundit.

Ai ka pranuar në një intervistë se shërbimet e Kievit janë përgjegjëse për vrasjet e disa personaliteteve publike dhe mediatike të Rusisë, duke ngritur aludime, për vrasjen e gazetarit rus Vladimir Solovyov ose tentativës për eliminimin e filozofit Aleksandër Dugin, ku mbeti e vrarë vajza e tij.

Sipas rendit kronologjik, sulmi i fundit daton në 6 maj, kur makina e shkrimtarit Zakhar Prilepin u hodh në erë në qytetin e Niznij Novgorod. Disa ditë më parë, vrasja e Vladlen Tatarsky bëri bujë.

Ky i fundit u vra pas një sulmi me bombë brenda një klubi në Shën Petersburg më 2 prill. Vendi në fjalë është në pronësi të Yevgeny Prigozhin, kreut të Wagner.

Këto deklarata, nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, sa i përket fatit të konfliktit, sipas inteligjencës amerikane.

Ukraine's spy chief says 'Russia is the only beneficiary' of US intelligence leak - ABC News

Madje, mund t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë Kievit.

Siç raportohet në La Repubblica, mediat ukrainase nuk i kushtuan shumë rëndësi fjalëve të Budanov. Kjo sepse, përtej këtyre frazave, nuk duket në interesin e qeverisë ukrainase të pranojë se ka plane të sakta për të vrarë figura publike në Rusi, sidomos kur janë civilë, jo njerëz të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

As aleatët e NATO-s nuk e mirëpresin një strategji të tillë, së pari sepse ka një problem etik, por edhe strategjik.

Moska do të kishte pretekste të mëtejshme për të sulmuar, si ushtarakisht ashtu edhe politikisht.

Nuk është rastësi që Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, e cilësoi Ukrainën si “shtet terrorist”. Ndaj, s’do të ishte aspak çudi që Rusia të niste hakmarrjen.