MENU
klinika

Në Tiranë për ‘Notre Dame de Paris'

Lidhja që nisi në “DWTS”, ç’po ndodh me Elhaidën dhe Ledianin?

24.05.2023 - 09:10

Muzikali i rekordeve Guinnees dhe shfaqja më e ndjekur në Europë ‘Notre Dame de Paris’ nga novela e shkrimtarit francez Victor Hygo për herë të parë do të jetë stadiumin ‘Air Albania’.

Shfaqja do të vihet në skenë nga legjenda e muzikës italiane Riccardo Cocciante dhe rolin kryesor do ta ketë artistja shqiptare, Elhaida Dani.

Kjo e fundit foli për këtë projekt mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’ ku u shpreh se biletat për këtë shfaqje janë shitur në çdo vend të botës. Po ashtu, ajo pranoi se ka shumë emocione kur ngjitet në skenë, sikur të ishte hera e parë.

‘E kam shumë të vështirë të dal nga roli. Kemi bërë sold out kudo, në çdo lloj vendi të botës. Dhe këtë gjë e them me plot gojën kur them se do vijë në Shqipëri dhe do ketë të njëjtin efekt.

Skena nuk të kursen nga emocionet sado që të dalësh në skenë, skena është një emocion i ri, sidomos në një shfaqje kaq të madhe, duhet të kesh profesionalizëm të madh. Është diçka që e dua shumë, ndaj e sjell akoma’

Më tej ajo shtoi se ka 6 vite në këtë shfaqje e cila kërkon përkushtim.

“Duhen bërë audicione, punë, duhet që edhe frëngjishtja të jetë e mirë”

E pyetur për jetën private, Elhaida u shpreh se nuk ka pasur kohë, duke i bërë ‘bisht’ pyetjes. Ajo tha se nuk ka kohë për asgjë, duke lënë të kuptohet se as me Ledianin s’po kalon shumë kohë.

Kujtojmë se artistja është prej disa kohësh në lidhje dashurie me balerinin Ledian Agallijaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjen “reagimi” i shumëpritur i ish të fejuarës së balerinit

Elhaida dhe Lediani, konfirmuan lidhjen me një puthje në skenë

Çifti më i ri i showbizit shqiptar

Elhaida Dani konfirmon romancën me balerinin!