Britney Spears ka reaguar pas thashethemeve që kanq qarkulluar së fundmi se martesa e saj me Sam Asghari është në krizë.
Burimet treguan se ka pasur disa raste të grindjeve fizike mes Britney dhe Sam, dhe debatet e tyre të ashpra janë bërë tashmë si diçka mjaft normale.
Intensiteti i situatës ka arritur në atë pikë ku është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë. Burimet e TMZ zbulojnë më tej se aktor nuk kaloni shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.
Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hedhë dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj.
E së fundmi këngëtarja e hitit “Toxic” postoi në Instagram një video ku shfaqet krahë aktorit teksa puthen dhe përqafohen në oborrin e shtëpisë së tyre duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se martesa e tyre nuk po shkon mirë.
“Ok, jam krenare për lulet e mia! Unë jam treguar shumë modeste për shtëpinë time !!! Unë po ridizejnoj shtëpinë time! Ndihem kaq e bekuar që jam me një bashkëshort kaq të jashtëzakonshëm që më frymëzon çdo ditë !!!”, ka shkruar ajo krahas videos.
View this post on Instagram
41 vjeçarja, ka postuar shpesh për aktorin që kur u transmetua dokumentari tronditës i TMZ për jetën e saj pas konservatorit.
Ndërsa Spears dukej relativisht e shqetësuar nga projekti i paautorizuar, Asghari reagoi menjëherë për dokumentarin përpara publikimit të tij.
“Më dukej absolutisht e neveritshme për njerëzit që ishin në jetën e saj kur ajo nuk kishte zë, shkuan dhe i treguan historinë e saj sikur të ishte e tyre”, u shpreh ai.