22.05.2023 - 11:16
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Mes shumë çështjeve do të ketë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri Dendias do të informojë homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shkruajnë mediat në Athinë.
“Më pas, Dendias do të ndjekë një drekë pune joformale me ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Ministri i Jashtëm pritet të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka” shkruajnë mediat greke.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Është gjetur në SHBA"
Himara është greke? Eksperti, Agron Alibali publikon dokumentin historik
Nuk ndalen reagimet nga qeveria greke
Dendias: Arrestimi i Belerit në Shqipëri pa prova të forta është skandal!
Deklarata e kryeparlamentari grek
“Shqipëria nuk i respekton të drejtat e minoriteteve”
"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"