MENU
klinika

"Ka arritur një lloj fitoreje"

Nazarko: Populli e mori mesazhin e SHBA-ve për të mos votuar Berishën

15.05.2023 - 21:55

Analisti Mentor Nazarko tha se populli shqiptar e ka marrë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos votuar Sali Berishën. Duke komentuar zgjedhjet e ditës së djeshme në studion e ABC News, analisti shtoi se PD-ja ka shpresa për t’u ‘riformatuar’ pa Berishën.

“Populli me inteligjencë e ka marrë mesazhin nga SHBA. Veçanërisht pjesa jo votuese, abstenuesit i kanë përgjigjur thirrjes së SHBA për të mos votuar Berishën. Aty mund të lindë shpresa por rithemelim të PD.  Koha që vjen do të jetë kohë e luftërave të brendshme.

PD ka hapësirë për t’i riorganizuar pa Berishën. Pas zgjedhjeve, Berisha do të jetë në një situatë të vështirë. SHBA ka arritur një lloj fitoreje, janë kontributor në këtë rezultat të dobët ku PD e Berishës ka arritur në shifrat e 2017 apo 1997.”, tha Nazarko.