MENU
klinika

Martin Amis

Ndahet nga jeta romancieri i famshëm britanik

21.05.2023 - 12:15

Martin Amis, një nga romancierët më të famshëm britanik të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ai vdiq nga kanceri i ezofagut në shtëpinë e tij në Florida, tha New York Times, duke cituar gruan e tij, shkrimtaren Isabel Fonseca.

Amis është më i njohur për romanin e tij të vitit 1984 “Money” dhe veprën e vitit 1989 “London Fields”.

Ai është autor i 14 romaneve dhe disa librave jo-fiction dhe konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij.

I lindur në vitin 1949 në Oksford, ai ishte djali i romancierit dhe poetit Sir Kingsley Amis.

Amis ndoqi gjurmët e babait të tij pasi u diplomua në Universitetin e Oksfordit me romanin e tij të parë “The Rachel Papers”.

Amis ishte një bashkëkohës i shkrimtarëve të tjerë të famshëm si James Fenton, Salman Rushdie dhe Ian McEwan.

Rushdie nderoi Amis, duke i thënë New Yorker-it: “Ai thoshte se ajo që donte të bënte ishte të linte pas një raft librash – të ishte në gjendje të thoshte, ‘nga këtu në këtu, jam unë’. Zëri i tij është i heshtur tani. Miqve të tij do t’i mungojë tmerrësisht. Por ne e kemi raftin”.