MENU
klinika

Sondazhi zbulon arsyet

Pse gjithnjë e më shumë njerëzit nuk bëjnë një jetë të shëndetshme?

23.05.2023 - 11:06

Lodhja dhe mungesa e motivimit kryeson listën e arsyeve pse njerëzit nuk e përmirësojnë dietën dhe nuk bëjnë më shumë aktivitet fizik.

Shumë prej jush me siguri e keni pyetur veten: pse nuk ushtrohem më shumë, nuk ha ushqim më të mirë dhe në përgjithësi nuk kam një stil jetese më të shëndetshme?

Nëse doni, por thjesht nuk mund ta ndryshoni stilin e jetesës që keni tashmë, rezulton se përgjigjja për këtë arsye është – se ndiheni shumë të lodhur.

Një sondazh ka zbuluar se lodhja është arsyeja pse 35% e njerëzve nuk bëjnë ndryshime në dietën e tyre dhe nivelet e aktivitetit fizik. Rezultatet, nga një sondazh i YouGov, tregojnë pengesat me të cilat përballen shumë njerëz të cilët e kanë të vështirë të “përqafojnë” zakone të shëndetshme jetese.

38% thanë se kanë “mungesë motivimi”. Arsyet e tjera të zakonshme përfshinin koston e ushqimit (30%), mungesën e kohës (26%) dhe balancën punë/jetë (25%). Të tjerë cituan koston e regjistrimit në palestër, mungesën e besimit (16%) dhe “të mos diturit se ku të fillosh” (12%).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi që paralajmëron rrezikun

“Fast food” ndikon në humbjen e kujtesës?