MENU
klinika

PS fiton në 54 bashki

Rama reagon pas numërimit të votave: Faleminderit!

16.05.2023 - 09:52

Një ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit ku fituese është shpallur Partia Socialiste ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan ‘Faleminderit”

Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.
– Advertisement –

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit.

PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ndërkohë ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN