MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa kile duhet të shtojnë nënat shtatzëna?

22.05.2023 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa kile duhet të shtojnë nënat shtatzëna?

Mjeku: Shtimi në peshë i rekomanduar për gratë shtatzëna është 11 – 16 kg (kjo për gratë me peshë normale mesatare).

Gjatë tremujorit të parë kërkesat shtesë për një grua janë 150 deri 200 kalori në ditë, çka ndihmon një shtim në peshë me 450 – 700 gramë në muaj.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë nevojitet një shtesë kalorike që varion nga 400 deri 500 kalori në ditë, çka bën një shtim prej 450 gramësh në javë.

Për gratë obeze (me BMI >30) shtimi në peshë duhet variojë nga 7 deri 11 kg gjatë gjithë shtatzënisë, përkatësisht 800 gramë në tremujorin e parë dhe 300 gramë/javë në pjesën tjetër të shtatzënisë. Ndërsa përsa i takon grave nën peshë është e nevojshme një shtesë 12,6 – 18 kg gjatë gjithë shtatzënisë, 2 kg në tremujorin e parë dhe 450gr/javë deri në fund të shtatëzanisë.

Përsa i takon mosshtimit normal në peshë, ai shoqërohet me lindje të fëmijëve me peshë të ulët dhe me probleme të mëpasshme në funksionin neuropsikik imun. Ndërsa në rastet e mbipeshës lindin komplikacione tek fëmija (peshë të madhe) dhe pasohet me zhvillim të diabetit të shtatzënisë tek nëna, tension të lartë, rrezik për lindje të parakohshme, shtime të rasteve me lindje me operacion apo komplikacione gjatë lindjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.