MENU
klinika

Pa qenë e pranishme

Selena Gomez thyen një rekord në “Met Gala 2023”

05.05.2023 - 10:55

Të gjithë po prisnin që ajo të shkëlqente në tapetin e kuq të “Met Gala” këtë vit, por Selena Gomez zgjodhi të mos ishte e pranishme. Sigurisht fansat nuk e pranuan një gjë të tillë dhe krijuan një foto si do të dukej ajo po të kishte qenë e pranishme.

Disa ditë më parë në rrjet u bë virale një foto e këngëtares me një fustan blu, ku shkruhej “Selena Gomez u paraqit si surprizë në Met Gala”.

Mirëpo të gjithë ishim koshientë që ajo në fakt nuk ishte e panishme dhe e gjitha ishte fotoshop. Edhe në një situatë të tillë kjo foto e montuar ka siguruar 362 mijë like, duke u shpallur si fotoja më e pëlqyer nga eventi i modës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Fotoja origjinale është ajo e Lily James, e shkrepur në Met Gala, në vitin 2022, gjithsesi, mund të themi se kushdo që e editoi, ka bërë një punë fantastike.