Martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari duket se është në telashe serioze. Çifti i famshëm, i cili u martua në një ceremoni luksoze qershorin e kaluar, thuhet se po kalon disa kriza, pasi sipas TMZ Britney godet bashkëshortin e saj.
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se çifti është përfshirë në zënka të shpeshta, si pasojë e të cilave kërkohet mjaft shpesh ndërhyrja e policisë. Të njëjtat burime pohojnë se Asgari rrallëherë qëndron më me Spears në shtëpi. Përfaqësuesit e Spears dhe Asghari ende nuk kanë bërë deklarata zyrtare në lidhje me problemet e supozuara.
Këto zhvillime pasojnë një postim të fshehtë të këngëtares në Instagram të javës së kaluar, ku aludohej për vështirësi në martesën e saj. Ylli i pop-it ndau një tekst ku shkruhej: “ Në çdo marrëdhënie ka një person që e zë gjumi menjëherë dhe një person tjetër që qëndron zgjuar duke pyetur veten se si është e mundur kjo” .
Muajt e fundit, ka pasur shumë thashetheme për probleme në marrëdhënie, me fotot e Britney Spears dhe Sam Asghari pa unazat e tyre të martesës.
Fansat presin me padurim publikimin e një dokumentari për jetën e Britney-t dhe betejat e vazhdueshme ligjore.