MENU
klinika

Mbaron numërimi

Subashi sërish në krye të Bashkisë së Fierit: S’keni parë gjë akoma

15.05.2023 - 15:51

Ka përfunduar numërimi në qytetin e Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili garoi për Partinë Socialiste, ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandate në krye të kësaj bashkie.

Ai ka arritur të fitojë bindshëm me 33595 vota, kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli me 9485 vota dhe kandidates demokrate, Eriselda Çelaj me 5267 vota.

Sakaq, pas fitores, ai ka reaguar duke u shprehur se do të fokusohet te turizmi dhe bujqësia në vijim.

“Më të keqen shpresoj e kemi lënë pas, ndaj më pëlqen të citoj Edi Ramën: “S’keni parë gjë akoma” në Fier.

Do te fokusohemi te turizmi dhe bujqësia, kemi projekte të rëndësishme për të zbatuar në këto sektore“, tha Subashi.

Qyteti i Fierit njihet prej vitesh si bastion i së majtës dhe këto zgjedhje vendore ruajti të njëjtën linjë.