MENU
klinika

Ja çfarë tjetër mund të bëjë!

Tesla shfaq pamjet e reja të Robotit humanoid duke ecur ngadalë

18.05.2023 - 10:33

Tesla po shfaq pamjet e reja të “Robotit njeri” të saj në atë që duket të jetë një diçka e gatshme për prodhim.

Ai është parë duke ecur përpara (ngadalë) pa disa nga pengesat që kishim parë në zbulimin e tyre të parë, përcjell Telegrafi.

Robotët me sa duket mund të bëjnë edhe gjëra të tjera, si kapja e sendeve dhe njohja e objekteve.

Videoja e re u prezantua nga Elon Musk gjatë një takimi të fundit të aksionarëve, me Musk që pretendon se ekipi sapo e ka “kompletuar” atë një natë më parë.

Tesla’s Bot, i cili është projektuar si një robot humanoid, fillimisht u zbulua vitin e kaluar në ngjarjen e kompanisë për Ditën e AI.

Në atë kohë, Tesla mund të tregonte vetëm një version të dekonstruktuar të robotit që roboti mezi mund të ecte përpara, e lëre më të kryente ndonjë punë manuale në skenë.

E tani, Tesla po tregon robotë më shumë si ai model, por që lëvizin në mënyrë të pavarur, qoftë edhe pak ngadalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tesla, Apple, Samsung, Audi, BMW, Ford dhe Genesis

Të gjithë në garë për çelësin dixhital

Bën pikërisht atë që do, kur do...

Si Elon Musk solli të ardhmen sot

Ekspertët shprehen të zhgënjyer

Tesla prezanton robotin