MENU
klinika

"Fitorja e Majlindës i dedikohet qytetarëve pa dallime politike"

Vendoret/ PS e Kurbinit siguron fitoren, Ulsi Manja i bashkohet festës

16.05.2023 - 00:55

Sapo mbaroi numërimi i të gjitha kutive të votimit në favor të Majlinda Carës dhe në Kurbin ka nisur festa.

Festa e fitores ka nisur në këtë bashki, ku pjesë e saj është ministri i drejtësisë, Ulsi Manja i cili në fjalën e tij për mediat ka thënë se fitorja e Majlindës i dedikohet qytearëve të Kurbinit pa dallime politike.

“Kanë zgjedhur një kryetar bashkie në Lezhë dhe një zonjë si Majlinda në Kurbin. Në qarkun ku kemi respektuar barazinë gjinore në drejtimin e pushtetit vendor. Fitorja e Majlindës i dedikohet banorëve të Kurbinit pa dallime politike. Majlinda me këtë staf dhe Ramën në qeveri do bëjë punë të mira për Kurbinit.

Fitorja është fitore. Aq më tepër që Kurbini këtë për një mandat të dytë të ketë një zonjë në krye të bashkisë. Është civilizim është qytetari”, tha Manja.

Ajo fitoi me 500 vota para kundrejt rivalit Behar Haxhiu nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë”.