MENU
klinika

Gjërat nuk janë siç duken!

Vesa Luma tregon çfarë i ka rrëmbyer jetesa në Zelandën e Re

15.05.2023 - 10:06

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është kthyer së fundmi me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, nga Zelanda e Re për disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ajo ka qenë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka folur për jetën e saj të re në Zelandë.

Këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” ka folur hapur publikisht për katër vitet e fundit të jetës, për lidhjen e fortë me Big Bastën dhe sa inkurajues dhe shok i mirë ka qenë ai për të në rrugëtimin e tyre bashkëshortor.

Ajo ka treguar se si jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin.

Nuk kam më frymëzim”, u shpreh këngëtarja nga Prishtina. “Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës (të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi Vesa.

Luma u shpreh se e kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotografish të lumtura, të bukura, por që na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë profesioni po ushtron këngëtarja

Vesa Luma gjen punë në Zelandën e Re

Foto/ Në përvjetorin e 5-të të martesës

Vesa Luma i dedikon këto fjalë djalit të ëndrrave të saj


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë