MENU
klinika

Nis gjyqi për dy ngjarjet që tronditen Durrësin

‘Zbërthehet’ ushtari i Nuredin Dumanit

31.05.2023 - 09:49

Gjykata e Posaçme vijon gjyqin ndaj grupit të Emiliano Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut 18 vjet më parë.

Henrik Hoxha ka nisur ditën e djeshme të ridëshmojë për katër nga vrasjet e shumta që ata kanë kryer ndër vite. Ai ka rrëfyer si i penduar i drejtësisë për SPAK dhe tashmë do të tregojë edhe para gjykatës gjithçka di për krimet në të cilat ai ka marrë pjesë. Të parat krime për të cilat nisi të fliste dje ishin dy vrasje të dyfishta të kryera në harkun kohor të 55 ditëve në Durrës, në kohën kur gjithë vendi ishte në karantinë dhe nën thundrën e juntës policore.

Henrik Hoxha dhe grupi i Nuredin Dumanin iu merrnin jetën 4 djemve të rinj, në dy lagje të ndryshme, në mënyrë thuajse identike ekzekutimi, ndonëse vrasja e parë u bë në rrugë ndërsa e dyta brenda makinës me të cilën udhëtonin dy vëllezërit Haxhia. Ajo që veçohet në dëshminë e djeshme të dhënë nga Henrik Hoxha, është fakti se ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia e ka kryer i veshur me simbolet e OFL-së. Ai ka dhënë detaje të rëndësishme, që ndryshojnë me detajet e dhëna me të penduarin e parë për këtë ngjarje dhe bashkëpunëtorin në vrasje, Klevis Alla, i riu që nxori në pritë dy djemtë e familjes Haxhia.

Në këtë gjyq do të dëshmojë edhe vetë Nuredin Dumani, ndërkohë që ende nuk dihet se kush ka qenë porositësi i Dumanit për të ekzekutuar katër të rinjtë në Durrës. Henrik Hoxha i tha gjykatës dje se Dumanin e kishte njohur në ditëlindjen e Festim Qolit, të akuzuar për vrasjen e nënë e bir në Durrës, Fatmira dhe Elvis Dedej. Dhe kjo njohje sipas Hoxhajt ka ndodhur rreth 6 muaj para se sa të ndodhte vrasja e dy djemve, Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdiaj.

VRASJA E DORIAN SHKOZËS
“Dumani më premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam pasur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit.

Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhisë. Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste ‘kusho’, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, nuk e kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Gjatë bisedave dëgjova se donte ti vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej, i cili dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishin qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”, rrëfeu “killer”-i Henrik Hoxhaj.

VRASJA E VËLLEZËRVE PUKJANË
“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës.

Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasmë, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për t’u siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë ‘ç’ke që sheh, kthehu para’. Kapelat dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin”. Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër.

Nuredini më thërriste “kusho”, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, se kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. “Kur i thashë pse kaq pak, më tha ‘kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder’. Gjatë bisedave dëgjova prej tij, se donte t’i vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishte qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”, tha Hoxhaj.

NJOHJA ME DUMANIN
“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam pasur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli.

Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam pasur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam zgjatur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar dhe për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, tha Henrik Hoxhaj.