MENU
klinika

Silvio Berlusconi dhe... historia

9 deklarata epike të ‘Cavaliere’ që do mbeten në histori

12.06.2023 - 19:03

Fjalimet e tij të rrëmbyeshme me gabimet e paharrueshme të të ndjerit Silvio Berlusconi kanë lënë shenjë në histori, madje dhe ato që kanë shkaktuar një sërë komentesh dhe shqetësime të mëdha. Në dhjetor 2022, Cavaliere, duke iu drejtuar lojtarëve të skuadrës së tij të futbollit, Monza, tha se do t’u “sillte atyre një autobus plot me prostituta në dhomën e zhveshjes” nëse ata do të arrinin të mundnin një ekip të madh në ligë.

Berlusconi bën ‘shaka’ për homoseksualët

 

Dymbëdhjetë vjet më parë – ishte nëntor 2010 – gjatë një shfaqjeje motorsporti në Milano, ish-kryeministri i Italisë kishte deklaruar: Si gjithmonë punoj pa pushim dhe në një moment, mund të më ndodhë që të dukem në fytyrë si një vajzë të bukur. .. është më mirë të pëlqesh vajzat e bukura sesa të jesh homoseksual”.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi thotë se të pastrehët nga tërmeti duhet ta shijojnë si ‘një fundjavë kampingu’

Në prill të vitit 2009, gjatë një vizite për viktimat e tërmetit në rajonin e Abruzzo-s të Italisë qendrore, të cilët jetonin përkohësisht në tenda, Silvio Berlusconi nuk ngurroi t’u thoshte kamerave: Ata duhet ta shohin atë si një udhëtim kampingu.

Berlusconi komenton Obamën

Në nëntor të vitit 2008, politikani italian e mirëpriti shpejt zgjedhjen e Barack Obamës, duke e cilësuar si “një burrë simpatik, i ri dhe i nxirë nga dielli”. Madje shtoi se i kujtonte Naomi Cambell.

Dy vjet më parë, në shkurt 2006, Cavaliere kishte deklaruar se ai ishte “Jezu Krishti i politikës”.

“Unë jam viktimë, i toleroj të gjithë, sakrifikoj për të gjithë,”- u tha ai mbështetësve të tij, sipas mediave italiane.

Në qershor 2005 , Berlusconi pretendoi se kishte përdorur të gjithë sharmin e tij për të bindur presidenten e atëhershme të Finlandës, Taria Halonen, se vendi i saj nuk duhet të konkurronte më për të pritur Autoritetin e ri Evropian të Sigurisë Ushqimore.

“Më është dashur të përdor të gjitha truket e playboy-t, pavarësisht se prej kohësh nuk i kam përdorur,”- ka theksuar ai, duke shkaktuar protestën e fortë të ambasadorit finlandez.

Në shtator 2004, Berlusconi kishte pohuar se Musolini nuk kishte vrarë askënd.

“Musolini po i dërgonte njerëzit me pushime”, tha ai për revistën britanike “Spectator”, duke thënë në mënyrë karakteristike se fashisti i Luftës së Dytë Botërore nuk i kishte bërë asnjë të keqe askujt.

Rreth një vit më parë, në qershor 2003, gjatë një gjyqi në Milano ku ishte ulur në bankën e të akuzuarve për korrupsion, ai tha duke iu referuar vetes: Një qytetar është i barabartë me tjetrin, por ky këtu (nënkuptonte për veten e tij) është ndoshta më i barabartë se të tjerët duke qenë se 50% e italianëve i besuan atij përgjegjësinë e qeverisjes së vendit.

Në shkurt të vitit 2002, gjatë fotos në një samit joformal të BE-së në Spanjë, Berlusconi guxoi t’i bënte “brirë” pas koke ministrit të jashtëm të atëhershëm spanjoll, Josep Pique.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN