MENU
klinika

Vdekja e ish-kryeministrit italian

Putin: Berlusconi, një mik i vërtetë, e admiroja mençurinë e tij

12.06.2023 - 17:10

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh ngushëllimi në Telegram për vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit, duke e kujtuar atë si një mik të dashur e të vërtetë.

“E admirova sinqerisht mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime largpamëse”, thuhet në tekstin e mesazhit të lëshuar nga Kremlini.

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si ‘Kavalieri’ ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.