MENU
klinika

Përgjigjet eksperti i njohur për tensionet në veri

A ka rrezik territorial për Kosovën?

21.06.2023 - 18:02

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Dritan Hoti ka folur për tensionet në Veri të Kosovës dhe qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti.

Hoti u shpreh në një intervistë se nuk ka asnjë integritet territorial të Kosovës dhe as të përshkallëzimit të situatës mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Secili duhet të përpiqen për një zgjidhje. Institucionet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duhet t’i japin një zgjidhje kësaj problematike.

Nuk ka asnjë rrezik të integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë një përshkallëzim të situatës. Duhet të kishte një Serbi tjetër shumë fish më të madhe dhe atëherë mund të përbënte një rrezik. Në kushtet aktuale nuk ka një rrezik madhor të përshkallëzimit të situatës. Procesi i integritetit të Kosovës lidhet me skemat afatgjate rajonale. Kjo është edhe esenca e deklaratave të Escobarit”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se Albin Kurti ka të drejtë në qëndrimin e tij sa i takon ligjshmërisë por theksoi se në aspektin e politikës së jashtme duhet të kishte një sjellje më fleksibël në raport me vendet aleate.

“Albin Kurti në kuptimin e ligjshmërisë ka të drejtë. Sa i përket qëndrimit të politikës së jashtme nuk janë moraliste por duhet të kishte disa qëndrime më fleksibël ndaj vendeve aleate. Arsyet që e kanë çuar atë në këtë hap është se është inkurajuar edhe nga situate në Ukrainë dhe reagimi i Zelenskyt.

Ai është nisur nga zhvillimet komplekse ndërkombëtare. Kjo kokëfortësi kur rrethanat e brendshme të vendit, nuk ja mundësojnë këtë formë antagonizmi përkundrejt aleatëve të Kosovës si Shtetet e Bashkuara”, theksoi Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës

“Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor!”