MENU
klinika

“URA nuk do të jetë pjesë e qeverisë”

Abazoviç i përgjigjet fituesit të zgjedhjeve

12.06.2023 - 12:13

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe koalicioni URA mori 11 mandate në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Në prononcimin e parë pas daljes së rrezultatit Abazoviç tha se Partia Ura e do të jenë shtylla kryesore e koalicionit në Mal të Zi.

Ai shtoi se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është një energji e re në Malin e Zi.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushatë, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit”, përfundoi ai.

Duke komentuar deklaratën e Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani, se nuk do të formojë qeveri me Urën, Abazoviç iu përgjigj duke thënë se “E kemi qeverinë, presim parlamentin”.

“Kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur,” tha Abazaviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DPS e Gjukanoviçit renditet e dyta

Lëvizja Evropa Tani fiton zgjedhjet në Mal të Zi