MENU
klinika

Pas gjyqit me Depp

Amber Heard pritet të dalë për herë të parë në publik

14.06.2023 - 10:36

Aktorja e njohur Amber Heard është gati të rikthehet në tapetin e kuq. Vetëm disa javë pasi konfirmoi rikthimin e saj në film, aktorja e “Aquaman” pritet të shfaqet në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina në Siçili, më 24 qershor.

Sipas ‘Deadline’, Heard do të jetë aty për premierën e filmit të saj të ri “In The Fire”, duke e bërë këtë paraqitjen e saj të parë publike që kur ish-bashkëshorti Johnny Depp fitoi padinë e tij për shpifje kundër saj. Heard, e cila u zhvendos në Spanjë pas gjyqit shumë të publikuar, do shfaqet në tapetin e kuq me regjisorin e filmit Conor Allyn.

Aktorja luan rolin e një psikatre të ngarkuar me një “fëmijë të shqetësuar”.

Muajin e kaluar, 37-vjeçarja konfirmoi në një video të postuar në TikTok se, pavarësisht largimit nga SHBA, ajo nuk kishte në plan të linte pas karrierën e saj.

“Unë e dua shumë Spanjën,” i tha ajo një gazetari lokal në spanjisht, duke shtuar se shpreson të jetojë atje për një kohë.

Megjithatë, e pyetur nëse ka ndonjë projekt të ardhshëm filmik, aktorja e “Rum Diary” u përgjigj: “Oh, po”.

Sa i përket aktorit Johnny Depp, ai gjithashtu u rikthye së fundi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u prit me ovacione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjyqi kundër Depp e ka lodhur shumë"

A do të rikthehet Amber Heard në Hollywood?


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat