Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër arrestit nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në Facebook, Hoxha thotë se e ka paralajmëruar “xhuxhin”, por nuk e dëgjoi, ndërsa shton se ai “di shumë gjëra për ata lartë”.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi…
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019.
Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre…
Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit…
Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”…
Gjithsesi beni kujdes.
“Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte.
Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire…
Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…