MENU
klinika

Dhurata që të gjithë do të donin

Beyonce “shpërblen” stafin e hotelit në Londër

04.06.2023 - 13:08

Beyonce i ka dhuruar personelit të hotelit bileta për shfaqjet e saj si një falënderim për kujdesin e treguar ndaj saj gjatë këtij turneu.

Biletat me vlerë të madhe iu dorëzuan punëtorëve në hotelin “Corinthia” të Londrës, ku ajo po qëndron gjatë koncerteve të saj.
Ylli i muzikës pop, e cila bëri një performancë në stadiumin e “Tottenham Hotspur” të enjten, është duke qëndruar në suitën mbretërore, në të cilën 20 mijë euro kushton vetëm një natë.

Por, përveç pagesës së tarifës së lartë të dhomës, ajo i ka dhënë bakshish shërbyesit të saj, shefit personal dhe bileta VIP që kushtojnë afro 900 euro.

Një burim tha: “Beyonce është vërtet e ëmbël dhe shumë e këndshme për të gjithë rreth saj, kështu që gjithmonë dëshiron të falënderojë njerëzit që kujdesen për të”.

“Ata janë kujdesur për të gjatë kohës që ajo ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që ajo i trajtoi ata me disa nga biletat më të mira që mund të merrni”.

“Është hoteli i saj i preferuar, kështu që ajo kërkoi e-mail-et e stafit për t’i falënderuar personalisht”.

Beyonce do të jetë në turne deri në fund të shtatorit, me të fundit koncert në New Orleans.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix

Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës