MENU
klinika

"Kam një marrëdhënie shumë të mirë"

Biseda me Putin, Donald Trump: E vonova pushtimin e Ukrainës me disa vite

20.06.2023 - 14:39

Ish-presidenti amerikan Donald Trump pretendon se një bisedë që ai kishte me presidentin rus Vladimir Putin vonoi pushtimin e vendit të Ukrainës për disa vite. Mediat e huaja shkruajnë se Trump gjatë një interviste në “Report Special” të Fox News, ka përshkruar bisedën, kur i tha Putinit se pushtimi do të ishte një “katastrofë” dhe se do të kishte “ferr për t’u paguar”.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin. Domethënë, nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, por kam një marrëdhënie shumë të fortë me Putinin. Shiko, unë fola me të. Unë i thashë, nëse e bën këtë, do të jetë ferri për të paguar. Do të jetë një katastrofë. Mos e bëj”,-u shpreh Trump.

Kujtojmë se Trump ka deklaruar edhe më herët se nëse do të zgjidhet sërish president i SHBA-së, do t’i jepte fund luftës.