MENU
klinika

"Policët e Kosovës të lirohen"

Borrell përsërit kërkesat: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet!

23.06.2023 - 12:56

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell ditën e djeshme në Bruksel zhvilloi takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve mes palëve. Pas takimeve, Borrell ka dalë në një konferencë për mediat ku tregoi për diskutimet me liderët. Ai i kërkoi presidentit Vuçiç që t’u bëjë thirrje protestuesve që të tërhiqen nga selitë komunale. Ndërsa kryeministrit Kurti, i kërkoi të shpallë zgjedhjet e reja për kryetarët e komunave.

“Jam takuar me Kurtin së pari. Katër kryetarët përkohësisht të tërhiqen. Serbia të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga objektet komunale, njëkohësisht të tërhiqen forcat policore. Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet, me pjesëmarrje të plotë. Me pjesëmarrje edhe të Serbëve. Pastaj të vazhdojmë përmes dialogut të negocionuar nga Bashkimi Europian”, tha ai.

Sa i takon pretstave të dhunshme, Borrell tha se duhet të merren masa ndëshkimore nga palët, por kjo çështja i takon gjyqësorit. Teksa foli për tre policët e Kosovës, të kapur nga Serbia, ai tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm si dhe hetim për ngjarjen.

“Kemi qenë shumë të qartë që nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për aktet e dhunës, po kjo çështje i duhet lënë gjyqësotit. Takimi i sotëm është fokusuar kur dhe si, pasi të çtensionohet situata në terren. Kam nxjerrë në tryezë propozime konkrete të bazë të kushteve të përmendura nga BE. Duhet të dimë si të vazhdojmë, cilat janë alternativat. Arrestet arbitrare janë të papranueshme. Eulex do të ketë një rol më solid në monitorimin e situatës. I kam kërkuar Vuçiçit që tre policët e mbajtur në Serbi të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Kam kërkuar hetimin e menjëhershëm të kësaj situate”, tha ai.

Borrel përfundoi se të dyja palët duhet të zbatojnë zotimet e tyre.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!