MENU
klinika

Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiçin

“Zgjedhje të reja në Veri sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të plotë”

22.06.2023 - 20:52

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që ka pasur sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë në çka por në atë se si dhe kur – do të qetësohet situata në terren, me shumë konkrete , si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell, raporton Radio Evropa e Lire.

Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell tha se “nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës…

Megjithatë, ai theksoi se “arrestimi ose keqtrajtimi arbitrar i padrejtë i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm”.

Gjithashtu, Borell deklaroi t’i ketë thënë Vuçiçit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Borrell shtoi se do të jetë në kontakt të ngushtë me të dyja palët në ditët në vijim dhe se ai do të raportojë te ministrat e jashtëm të BE-së të hënën për “ku qëndrojmë dhe ku duhet të shkojmë”.

Për katër orë rresht, në Bruksel, Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç: Çdo gjë ka shkuar shumë larg!

Përfundon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel