MENU
klinika

I ftoi në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiç

Borrell: Situata duhet të çtensionohet menjëherë

22.06.2023 - 10:25

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar. Borrell në një postim në Twitter shkruan se është e nevojshme që situata të shtensionohet menjëherë dhe të ketë zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve.

“E kam thirrur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell.