“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë problemesh sjell tek fëmija konsumimi i alkoolit në shtatzani?
Mjeku: Autoritet e shëndetit publik në botë e kanë ulur në mënyrë të vazhdueshme sasinë e rekomanduar të alkoolit gjatë javës për një grua shtatzënë.
Kur një femër konsumon alkool, ai kalon në gjak dhe përmes placentës, te fëmija. Mëlçia e një fëmije është një prej organeve të fundit që zhvillohet. Mëlçia nuk maturohet plotësisht deri në gjysmën e shtatzanisë. Mëlçia e fetusit nuk mund të procesojë alkoolin sikurse bën mëlçia e një të rrituri. Ekspozimi ndaj sasive të larta të alkoolit, mund të dëmtojë seriozisht zhvillimin e fëmijës.
Shumica e profesionisteve të shëndetit këshillojnë që nënat shtatzëna të shmangin plotësisht konsumimin e alkoolit.Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Britani pohon se nëse një grua shtatzënë zgjedhë të pijë alkool, ajo nuk duhet të konsumojë më shumë se dy njësi alkool në jave ose në dy javë.
Këshillohet që nëna të shmangë plotësisht pirjen e alkoolit gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë. Pirja e sasive të mëdha të alkoolit gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë si nënën dhe fëmijën. Ka një risk të rritur për fëmijën që të zhvillojë atë që quhet sindromi i fëmijës së alkoolizuar. Ky sindrom karakterizohet nga ndalimi i rritjes, çrregullime të sjelljes si dhe probleme në të mësuar. Ka gjithashtu një risk të lartë për anomali të fytyrës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.