“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë tregojnë analizat e gjakut për tiroiden?
Mjeku: Tiroidja është gjendje në formën e fluturës, e gjatë rreth 5 cm e me një peshë prej 85 gram. Ndodhet në qafë para laringut, dhe ka dy lobe, nga një në çdo anë të trakesë.
Ajo është një nga gjendrat që ndërton sistemin endokrin që prodhojnë hormone që lëshohen në qarkullimin e gjakut. Hormonet shpërndahen më pas në trup dhe udhëheqin aktivitetin e qelizave.
FUNKSIONET E HORMONEVE TE TIROIDES
Hormonet e tiroides rregullojnë metabolizmin dhe bashkëveprojnë me të gjithë organet e trupit duke ndikuar në:
Zhvillimin e trurit,
Frymëmarrjen
Zemrën
Sistemin nervor
Temperaturën e trupit
Forcën e muskujve
Lëkurë
Ciklin menstrual
Peshë
Nivelin e kolesterolit.
Tiroidja prodhon dy hormone:
Tiroksinën (FT4),
Trijodiotironinën (FT3)
Vetëm një pjesë e vogël e FT3 në qarkullim e ka origjinën nga tiroidja, ndërsa pjesa më e madhe vjen nga qelizat e organizmit që sintetizohen me hormonin e tiroksinës (FT4)
Hormoni tirostimulant (TSH) i sekretuar nga gjendja e hipofizës në tru jep rregullon prodhimin e hormoneve të tiroides.
Kur nivel hormonal është i ulët, hipofiza lëshon më shumë TSH.
Kur niveli është i lartë, hipofiza redukton prodhimin e TSH.
PSE DUHEN ANALIZAT E TIROIDES
Analizat për tiroiden jepen për të verifikuar funksionimin e gjendrës, por gjithashtu dhe për të diagnostikuar dhe gjetur shkakun e shqetësimeve të tiroideve, si hipertiroidja apo hipotiroidja.
Hipertirodija është një shqetësim shëndetësor i shkaktuar nga sasia e lartë e hormoneve tiroide, që rrit dhe shpejtësinë e funksioneve të trupit dhe përcakton mes të tjerash:
Rënia në peshë
Shtim i djersitjes
Përshpejtim i rrahjeve të zemrës
Hipertension arterial
Hipotiroidet janë një gjendje që shfaqet kur tiroidja nuk prodhon sa duhet hormonin tiroid për nevojat e organizmit. Pa sasinë e duhur të hormonit tiroid shumë funksione të trupit ngadalësohen. Kështu shfaqen simptoma si
Lodhje
Shtim në peshë
Intolerancë ndaj të ftohtit
ANALIZAT E GJAKUT
Kontrolli i funksionimit të tiroides mund të kërkojë analiza të ndryshme gjaku por në veçanti
TSH
FT4
FT3
Antitrupat antitiroidë
Antiautotrupat janë molekula të prodhuara nga organizmi i personit të drejtuar gabimisht kundër indeve të vetë atij. Faktorët që ndërvperojnë me funksionin e tiroides në nivel hormonal janë shumë komplekse, dhe mjeku do të kërkojë anamnezën e plotë të personit për të interpretuar analizat e funksionimit të tiroides.
TSH
Mjeku në përgjithësi kërkon fillimisht dozën e TSH në gjak për të parë nivelin e funksionimit të tiroides. Analiza mat sasinë e hormoneve që sekretohen nga gjendra e hipofizës dhe është analiza më e nevojshme dhe e saktë për diagnostikimin e hiper apo hipotiroides.
Analiza zbulon dhe sasi shumë të vogla të saj në gjak. Në kushte normale, hipofiza rrit prodhimin e TSH kur nivelet e hormoneve tiroide në qarkullim janë të ulëta. Tiroidja përgjigjet duke rritur prodhimin e hormoneve. Ndërsa ku sasia e hormoneve tiroide është e mjaftueshme, reduktohet sasia e TSH.
Ky cikël përsëritet vazhdimisht për të mbajtur nivelin e shëndetshëm të hormoneve tiroide në trup. Tek personat kur tiroidja prodhon sasi të tepërt hormonesh, hipofiza ndal prodhimin e TSH, duke rezultuar në nivele të ulëta deri të pamatshme.
Tek njerëzit ku tiroidja nuk funksionon në mënyrë korrekte dhe prodhon shumë pak hormone, gjëndra nuk arrin të rrisë prodhimin e hormonit të tiroides si përgjigje ndaj TSH. Për pasojë, hipofiza vion të prodhojë TSH, duke u përpjekur të bëjë tiroiden të reagojë.
Nëse rezultatet e analizave nuk dalin normale, është e nevojshme që të bëhen analiza të tjera për të përcaktuar shkakun e problemit.
FT4
Tiroidja sekreton kryesisht tiroksinën (T4) dhe sasi të vogla të T3.
Ka dy forma të T4:
Hormoni T4 i lidhur me proteinat e gjakut, që shërben si rezervë në nevojë, që është një sasi e vogël e hormonit “të lirë” (FT4), forma aktive e hormonit të disponueshëm për indet e organizmit.
Një nivel i lartë i T4 në total, (hormoni i lidhur + FT4) apo FT4 që çon në hipertiroide, ndërsa një nivel i ulët i T4 totale apo FT4 është tregues i hipotiroides, pra interpretimi është në të kundërt me TSH.
Shtatzënia dhe kontraceptivët rrisin nivelin e proteinave lidhëse në gjak, kështu që në të dy këto rastet niveli i T4 në total nuk tregon domosdoshmërisht hipertiroiden.
Të sëmurët rëndë apo që përdorin koritkosteroidët, mund të zvogëlojnë nivelin e proteinave lidhëse. Në rate të tilla, niveli total i T4 mund të jetë i ulët dhe në mungesë të hipotiroides.
FT3
Në rastet kur dyshohet për hipertoride tek një person me nivelin e FT4 normale, duhet bërë dhe analiza e T3 për të konfirmuar diagnozën. Në disa raste të hipertiroides shihen nviele të lartë të T3 të lirë (FT3) dhe pse FT4 është normale; matja e të dyjave është e nevojshem për mjekun që dyshon hipertiroiden.
Analiza T3 nuk është e nevojshme në rastet e diagnozës së hipotiroides, pasi nivelet nuk ulen, vetëm nëse kjo e fundit bëhet e rëndë.
TSI
Imunoglobina tirostimulante (TSI) është një autoantitrup i pranishëm në sëmundjen Basedovv-Graves. Antitrupi TSI imiton veprimin stimulues në tiroide të hormonit TSH, duke shkaktuar një prodhim jonormal të hormoneve të tiroides.
Antitrupat antitiroide
Ato janë tregues në gjak shumë të rëndësishëm për diagnozën e Hashimotos. Dy llojet kryesore të antitrupave antitiroide janë:
• antitrupat anti TG që sulmojnë proteinën tiroide të quajtur tireoglobulina
• anitrupa anttiterperoksidaza (TPO) që sulmojnë enzimën e një qelize tiroide tiroperoksidazë.
Përveç analizave të gjakut bëhet edhe diagnostikimi përmes pamjes, që bëhet me ekografi dhe disa mënyra të tjera.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.