MENU
klinika

NBA

Denver tregon forcën, fiton në finalen e parë kundër Miami-t

02.06.2023 - 14:49

Denver Nuggets arritën fitore në finalen e parë të madhe të këtij edicioni në NBA. Nuggets triumfuan 104-93 kundër Miami Heat në ndeshjen e cila u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Që në fillim Denver tregoi forcën, duke mbyllur në epërsi tre periodat e para.

Më i miri në fushë për Nuggets ishte Nikola Jokic, me gjigantin që shënoi 27 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 14 asiste. 26 pikë shtoi edhe Jamal Murray dhe 16 Aaron Gordon.

Në kampin mik, te Heat shkëlqeu Bam Adebayo me 26 pikë, 13 kërcime në tabelë dhe 5 asiste. 19 pikë shtoi edhe Vincent dhe 18 Highsmith. Kujtojmë se seritë e finaleve do zhvillohen deri në 25 qershor, ndërsa skuadra e parë që fiton 4 nga 7 ndeshjet shpallet kampione e këtij edicioni në NBA.