Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns thotë se nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në territorin e tyre, atëherë ky është një përshkallëzim shumë serioz.
Kearn thekson se fuqitë e mëdha kanë qenë shumë kritike për Kosovën, duke e paralajmëruar edhe për sanksione.
“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.
“Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”, ka shkruar ajo në Twiter.