MENU
klinika

Pasojat e shkarkimit të Maldinit

Divorci i bujshëm/ Ndërpriten negociatat me tre futbollistë

07.06.2023 - 12:51

Divorci i bujshëm mes Milanit dhe Paolo Maldinit, prishi planet për një merkato transferimesh që drejtuesit e kuqezinjve kishin bërë prej javësh.

“Republica” raporton se nëse zbarkimi i Kamadës nuk duket i rrezikuar, negociatat për Berardin, Arnautoviçin dhe Milinkoviç-Saviç janë ndërprerë.

Tashmë zëvendësuesi i Maldinit që pritet të jetë Xhorxho Furlani do të duhet të bëjë merkaton me një buxhet prej 35 milionë euro plus të ardhurat nga transferimet.