09.06.2023 - 08:14
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mbeti pa çmim te “Kënga Magjike”
Mariza Ikonomi heq dorë nga festivalet
Renditja e plotë e këngëtarëve
Dasma e Marsela Çibukaj mund të mos jetë shumë larg. Në intervistën në “Rudina”, megjithëse me humor këngëtarja u shpreh se “dasmat janë bërë shumë të shtrenjta”.
Marsela tregoi se këto kohë puna ka qenë angazhimi kryesor i saj dhe Vitmarit, por shumë shpejt mund të ketë edhe një dasmë.
“Kam shumë shoqëri dhe miqësi në fakt me të gjithë, edhe për shkak të punës të cilët të gjithë ofrohen kur do ta bëjmë këtë dasmën sepse i kemi gati të gjitha. Mirëpo, ç’është e vërteta, ia vlen gjithmonë të festosh, domethënë jeta duhet celebruar, për sa kohë gëzojmë çdo ditë që na dhuron Zoti duhet festuar dhe çdo festë është mëse e arsyetuar që të bëhet, pse jo edhe për të celebruar dashurinë. Ne jemi marrë më tepër me pjesën e punës dhe të jetojmë njëri-tjetrin ashtu siç jeta na ka sjellë. Nuk mund të them që nuk e kemi menduar, pse jo edhe mund të vijë një festë e bukur për njerëzit që na duan,”-u shpreh artistja.