MENU
klinika

“Ajo as nuk më shihte fare mua”

Eduart Grishaj rrëfen njohjen me Arbanën

12.06.2023 - 10:26

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja të cilët janë partnerë në jetë dhe në punë prej disa vitesh tashmë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në Toskana të Italisë.

E teksa një javë i ndajnë nga dasma e shumëpritur, regjisori ka zbuluar së fundmi historinë sesi është njohur me moderatoren, me të cilën sot ndan dhe dy fëmijë.

I ftuar në “E Diell”, Eduarti zbuloi se në fillim Arbana ‘nuk ia hidhte fare sytë’.

“Nga 2010 kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2011, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’ prezanton Arbana Osmani. Ajo që atëherë ishte diva e Topit. Ajo as nuk më shihte fare. Unë mundohem që gjithë këtë dashuri që kam marrë kur kam qenë fëmijë nga baabai dhe nga nëna ime, ta jap pa kushte për Jonin, Diellin dhe Zoin, që është më e vogla. Them kur unë jam rritur me vështirësi, pse të kenë dhe ata vështirësi.”- rrëfeu ai.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë