MENU
klinika

Nga ushqimet tek ankthi

‘Fajtorët’ që ndikojnë në rënien e flokëve tek burrat…

09.06.2023 - 09:06

Nëse keni problem me rënien e tepërt të flokëve, duhet të kujdeseni për ushqimet që hani. Shumë burra përballen me rënien e flokëve. Shkaqet e këtij problemi janë trajtuar nga studiues dhe shkencëtarë të shumtë dhe një studim i ri ka treguar se tek burrat, tek të cilët vërehej rënie e ndjeshme e flokëve, konsumonin pothuajse dy herë më shumë pije të ëmbla në krahasim me të tjerët.

Rënia e flokëve prek 30-50 % të burrave deri në moshën 50-vjeçare, por ekspertët tregojnë mundësinë e rritjes së kësaj norme.  Më shumë se një mijë studentë dhe mësues me një moshë mesatare prej 27.8 vjeç nga provinca e 31-të kineze morën pjesë në hulumtim. Ata dhanë informacione bazë sociodemografike për veten e tyre, pastaj ato në lidhje me flokët, dietën dhe mënyrën e jetesës, si dhe gjendjen e tyre psikologjike.

Pyetje kishte edhe për pijet e ëmbla, lëngje, pije të gazuara, energjike, qumësht të ëmbël, kafe dhe çaj. Rreth 57.6 % e të anketuarve thanë se kanë një problem me rënien e flokëve dhe studiuesit zbuluan se ata janë ndoshta më të moshuar, duhanpirës aktual ose të mëparshëm, të cilët nuk kanë fjetur mjaftueshëm, kanë përjetuar trauma të rënda ose janë në ankth.

Rezultatet treguan gjithashtu se meshkujt me çrregullim të rënies së flokëve hanin më shumë ushqime të skuqura, ëmbëlsira dhe mjaltë dhe më pak perime. Sipas studimeve të mëparshme, marrja e lartë e sheqerit lidhet me probleme të shëndetit mendor, ndërsa një analizë zbuloi se njerëzit që pinë tre kanaçe kola në ditë kanë një rrezik 25 % më të lartë për depresion, krahasuar me ata që nuk konsumojnë pije me sheqer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkoni “rrënjën” e problemit

Edhe ju shqetësoheni nga rrallimi i flokëve?!