MENU
klinika

Kontrolle në të gjithë territorin

FNSH dhe Policia “blindojnë” Fushë-Krujën

16.06.2023 - 11:00

Forca të shumta policie po kruejnë një sërë kontrollesh mëngjesi ne sotëm në zonën e  Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se pritet të kryhen aksione në Rinas dhe Malësinë e Krujës.

Deri më tani ajo çfarë dihet është se forcat policore nga reparti FNSH janë ndarë në dy grupe, ku njëri prej grupeve është nisur drejt Rinasit, ndërsa grupi tjetër në Malësinë e Krujës.

Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione në zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.