MENU
klinika

Analiza

Iluzionet do t’i kushtojnë shtrenjtë Rusisë…

07.06.2023 - 09:00

Vladimir Putin po sillet “sikur koha të ishte në anën e tij”, duke kujtuar guerilët afganë, të cilët në kohën e konflikteve që i dhanë fund perandorisë, pretendonin “Ju keni orë, ne kemi kohë”. Kështu shkruan prestigjiozja amerikane, duke argumentuar se presidenti rus Putin duket se e trajton luftën në Ukrainë si një peripeci fatkeqe të nevojshme. Madje, shkruajnë se “Moska ka mbetur në shekullin e njëzetë për shkak të mënyrës së saj arkaike të menaxhimit të çështjeve të luftës”. Sipas “Neë York Times”, ai po injoron, me të drejtë ose jo, skandalin e luftëtarëve rusë pro-ukrainas të emërtuar ” partizanë”. Ai nuk duket i shqetësuar prej tyre dhe as prej sulmeve të para në territorin rus, që pas 15 muajsh lufte po goditet nga toka dhe nga ajri, duke vënë në pikëpyetje gjithçka në Kremlin.

Iluzionet e Putinit

Ndërsa kreu i Wagner lëshon intervista me informacione të ndjeshme, shpesh në kundërshtim me Putinin si dhe me qëllimet e saj, “Cari i Rusisë” iu shpërndan medalje heronjve dhe të plagosurve me qetësinë e Kajzerit Wilhelm, i cili nuk e kishte parashikuar disfatën e ushtrisë së tij të madhe, siç tregon historia. Realiteti është se lufta vazhdon, ajo rrezikon të zgjerohet dhe të mos përfundojë në një kohë të shkurtër dhe ndoshta asnjëri nga ata të dy nuk kanë kuptuar asgjë. Analistët e Moskës, ndoshta “të dehur” nga patriotizmi dhe propaganda, vazhdojnë të përsërisin se kundërshtarët perëndimorë të Federatës Ruse nuk duhet “të kenë asnjë iluzion”. Sipas tyre, armiqtë do të dorëzohen para se të përfundojë lufta, dhe kështu duket se mendon edhe Cari Putin.”Putini duket gjithnjë e më shumë si një komandant i përgjithshëm në mungesë,” shkruajnë amerikanët. Por përsëri mund të themi se askush nuk e di të vërtetën, dhe gjithçka mund të jetë strategji, edhe pse faktet flasin vetë: supremacia ajrore nuk është arritur kurrë, raketat janë kapur dhe rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, formacionet elitare janë shkatërruara në beteja dhe Bakhmuti ka përfunduar si Stalingradi.

Skenaret për luftën

Distanca në vlerësimin e gjendjes aktuale të gjërave dhe opsioneve në tryezën e Kremlinit është e tmerrshme në interpretimin perëndimor dhe në projeksionin e rusëve. Një oligark anonym, i afërt me rrethin e brendshëm të carit,tha: “Spektri i opsioneve të Putinit është mjaft i gjerë: nga armëpushimi i sotëm deri te Lufta Njëqindvjeçare”.Ndërsa Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit tha: “Çështja është nëse rusëtmund ta vazhdojnë luftën”. Putini rrallë hyn në detaje në lidhje me konfliktin, duke përmendur sukseset, por duke lënë pas dore çështjet kritike, që ka listuar Prigozhin, si mungesa e municioneve, dhe strategjia e Kremlinit për të parashikuar një “skenar optimist”, ku “Evropa dhe Amerika janë të lodhura nga konflikti ukrainas, Kina ulë të gjithë në tryezën e bisedimeve, gjithçka është e jona.”

Nga Kremlini në SHBA

Sipas “Neë York Times”, “përçarjet në udhëheqjen ushtarake” dhe “shenjat shqetësuese për ekonominë ruse” mund ta bëjnë Kremlinin të lëkundet, megjithëse kjo hipotezë mohohet javë pas jave, për më shumë se një vit. Mundësia e përdorimit të armëve bërthamore nuk është zhdukur kurrë; por nuk ka patur përshkallëzim real apo reagim konkret, edhe pasi Ukraina mori ndihma vdekjeprurëse nga Perëndimi. Ndër pritshmëritë e zyrtarëve të Kremlinit, do të ishte edhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ekspertëve, një fitore hipotetike e republikanëve, ose e Donald Trump, mikut të Putinit, mund të “ndryshojë trendin” dhe të rihapë negociatat që Kievi i mohon dhe Moska, në këtë pikë të luftës, duket se nuk i dëshiron. Megjithatë, kjo hipotezë do të përkthehej në pritje të paktën edhe për dy vite të tjera. Një administratë ere në Uashington, një kanal i ri diplomatik me Amerikën, pa dyshim që do t’i shërbente strategjisë së Putinit. Pra, sërish një skenar plot pasiguri, dyshime, variabla dhe kontradikta. Në fund të fundit, siç pohoi strategu i madh Von Clauseëitz: “Çdo gjë merr formë ndryshe kur kalojmë nga sfera e abstraksioneve në atë të realitetit”.