MENU
klinika

Ja si mund ta bëni

Instagram i shpall ‘sfidë’ TikTok-ut, bën të mundur shkarkimin e Reels!

23.06.2023 - 12:26

Shkarkimi i Reels në Instagram është aktualisht i disponueshëm vetëm për përdoruesit në SHBA dhe në pajisjet celulare dhe është i kufizuar vetëm në profilet publike dhe nuk mund të përdoret në rast të atyre private. Në të njëjtën kohë, përdoruesit me profile publike mund të zgjedhin një opsion që i pengon përdoruesit e tjerë të shkarkojnë Reels-at e tyre. Për të përdorur opsionin e ri, duhet të shkoni tek ikona Share në reels-at e zgjedhura dhe më pas të zgjidhni opsionin Shkarko.

Sidoqoftë, Reels të shkarkuar do të markohen me logon e Instagramit dhe emrin e profilit të cilit i përkasin, ashtu si TikTok. YouTube ka filluar gjithashtu të shtojë marka tregtare në klipet e Shorts të krijuara në desktop, mesa duket për të tërhequr vëmendjen ndaj këtij formati të shkurtër video. Instagram po ndjek atë rrugë sepse e sheh atë si një mundësi që njerëzit të vënë re Reels edhe në rrjetet e tjera sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN