MENU
klinika

Putin mund të hakmerret...

Ish-shefi i CIA “këshillë” Prigozhinit: Kujdes kur qëndron pranë dritareve të hapura

26.06.2023 - 13:42

Ish shefi i CIA-s amerikane dhe gjenerali amerikan i pensionuar, David Petraeus ka këshilluar shefin e ushtrisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin duke thënë se duhet të bëjë kujdes “nga dritaret e hapura”.

Prigozhin pranoi një marrëveshje gjatë rrugëtimit të forcave të tij drejt Moskës, duke vendosur të ndalojë sulmin ndërsa tashmë është zhvendosur në Bjellorusi.

“Ai duhet të bëjë shumë kujdes pranë dritareve të hapura, në ambientet e reja në Bjellorusi”, tha Petraeus për gazetaren e CNN Dana Bash në emisionin “State of the Union”.

Komenti i tij është një ironi që nënkupton vdekjen në rrethana të mistershme të dhjetra zyrtarëve të lartë rusë, pasi kanë shfaqur hapur kritikat ndaj regjimit të presidentit Vladimir Putin. Disa prej tyre kanë vdekur duke rënë nga dritaret e pallateve të larta.

Prigozhin ka udhëhequr trupat e “Wagner” në luftën në Ukrainë. Por ditën e premte ai vendosi t’i tërheqë të gjitha forcat e tij, duke i nisur drejt Moskës, siç tha, për t’u hakmarrë ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët i akuzon ndër të tjera edhe për paaftësi.

“Ai ruajti jetën e tij, por humbi grupin Wagner”, tha gjenerali Petraeus. Sipas tij, Prigozhin e humbi durimin pasi pa se revolta e tij nuk po merrte mbështetjen që ai shpresonte, ndaj vendosi të pranojë marrëveshjen.

“Sigurisht që qeverisja ruse është tronditur. Edhe Putin është tronditur personalisht”, tha ai teksa paralajmëroi “një Rusi e tronditur është një shqetësim për mbarë botën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i ambasadës ruse në SHBA

“Sanksionet ‘absurde’ do të godasin biznesin e huaj”

Të qëndrojë apo të largohet nga Ukraina?

“The Times”: Dilema hamletiane e Zelenskyt