MENU
klinika

Fundi i një epoke në historinë italiane!

Jeta ndër vite e Silvio Berlusconit

12.06.2023 - 11:18

Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare mëngjesin e 12 qershorit, duke i dhënë fund një pjesë e historisë italiane.

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano që nga e premtja dhe vuante nga leucemia.

Kohët e fundit gjendja e ish-kryeministrit italian ishte përkeqësuar dhe 86-vjeçari ndërroi jetë paraditen e sotme.

“Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare”, thuhej në njoftimin e dhënë nga spitali.

Rreth orës 10:00 në spital mbërrin vëllai i tij Paolo, fëmijët e tij Marina, Barbara dhe Eleonora.

Presidenti historik i Milanit, që solli klubin në krye pasi e shpëtoi nga falimentimi, dy vjet më parë u bë numri një i Monzas, duke u rikthyer në Serie A.

Pasi themeloi Forza Italia, ai u shpall kryeministër për herë të parë duke fituar zgjedhjet në vitin 1994. Si sipërmarrës i fuqishëm, ai e nisi fillimisht me Edilnord dhe më pas në Mediaset, një kompani që u dha punë miliona italianëve.

FILLIMET
Ngritja e Berlusconit si biznesmen përkon me krijimin e kompanisë Edilnord në 1968, i cili menjëherë u fuqizua me ndërtimin e Milano 2.

Gjashtë vjet më vonë filloi aventura e tij me televizionin, me rrjetin e parë privat italian, TeleMilano. Në vitin 1976 mori emrin aktual, Canale 5.

Qasja e parë në botën e sportit përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar Mundialito, ku shiheshin ndeshjet e futbollit të skuadrave si Milan, Inter, Santos, Feyenoord dhe Penarol në fushën në San Siro.

Në 1982 grupi u zgjerua me blerjen e Italia 1 nga Edilio Rusconi dhe Rete 4 në 1984 nga Arnoldo Mondadori Editore (në atë kohë kontrollohej nga Mario Formenton).

MILAN
Më 20 shkurt 1986, Berlusconi shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e tërhequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina.

Me të në krye, Milani fitoi 8 Scudetto, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet.

POLITIKA
Në vitin 1994 ai themeloi Forza Italia dhe fitoi zgjedhjet politike në mars të atij viti, duke u bërë Kryeministër. Është e para nga tre qeveritë që ai kryeson: Do të pasohej nga marrja e pushtetit në vitet 2001-2006 dhe 2008-2011.

Në vitin 2003 ai ishte gjithashtu president i Këshillit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë!"

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit italian Berlusconit, reagon Rama