“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kam të nxira në këmbën e djathtë, pa u vrarë. Pse ndodh kjo?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Sipas asaj që thonë mjekët, nxirja edhe atëherë kur përplasemi është tregues i asaj që organizmi ynë nuk po funksionon siç duket. Marrja e medikamenteve të caktuara.
Në qoftë se po trajtoheni me medikamentet e mëposhtme si antidepresantët, analgjezikët, ilaçet për trajtimin e astmës apo suplementet e hekurit, nuk është aspak çudi që të keni vazhdimisht shenja të nxirash dhe mavijojse të lëkurës. Një tjetër ilaç i njohur që shkakton të nxira është aspirina. Çrregullimet hormonale ndikojnë po ashtu në shfaqjen e të nxirave në trup, sidomos nëse keni rënie të nivelit të estrogjenit. Si pasojë e mungesës së tij, muret e venave dhe kapilarëve të gjakut bëhen më të dobëta se zakonisht dhe dëmtohen më lehtë. Do t’ju këshilloja një vizitë më të hollësishme për të parë gjendjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.