MENU
klinika

Ja si ta dalloni

Këto shenja tregojnë se keni inflamacion të fshehur në trup!

29.06.2023 - 15:56

Sistemi imunitar i njeriut është një sistem perfekt, por në të njëjtën kohë edhe kompleks, qëllimi kryesor i tij është të mbrojë trupin dhe të parandalojë ndikimin e viruseve dhe infeksioneve në trup të cilat mund të çojnë në sëmundje të rrezikshme.

Inflamacionet mund të jenë të dy llojeve kronik dhe akut. Nëse inflamacioni është në fazat e para të tij ai quhet akut, nëse vazhdon për një kohë të gjatë pa u trajtuar dhe pa u hequr atëherë ai bëhet kronik. Shkaku kryesor i inflamacioneve në trup është ekspozimi ndaj toksinave të ndryshme, të cilat mund të gjenden në ushqim, ajër, produkte të tjera etj.

Sistemi imunitar dobësohet shumë në rastet kur keni inflamacion në trup. Dietat e varfëra ushqimore të pasura me yndyrna, sheqerna, aditivë, kimikate, gluten dhe ushqimet e përpunuara stimulojnë inflamacionin në zorrë dhe mëlçi.  Stresi është një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e inflamacionit në organe gjithashtu.

Ja disa nga shenjat që jep inflamacioni në trup:

  • Tension i lartë
  • Sindromën e zorrës nervoze
  • Puçrra në fytyrë
  • Fryrje të barkut
  • Dëshira të pashmangshme për ushqim
  • Diarre ose kapsllëk
  • Ulcera
  • Mbajtje të ujit në trup
  • Dhimbje të gjymtyrëve, nyjeve
  • Ngurtësi
  • Shtim në peshë në mënyrë të pashpjegueshme
  • Lodhje e vazhdushme
  • Ndjesi këputje

Ju duhet të keni shumë kujdes nëse ju shfaqen simptoma të tilla. Inflamacioni është shkaktar i shumë sëmundjeve si sëmundje të zemrës, kancer, diabet, depresion, çmenduri, alergji, sëmundje autoimune dhe sëmundje autoinflamatore, Alzheimer etj.

Burimi: Simply Organic Life

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?