MENU
klinika

"Shpëtuam 15 policë të Kosovës!"

Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër

21.06.2023 - 11:51

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”.

‘Ne arritëm të shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë’, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se janë të zhbllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.

Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.

Lajm në përditësim…