MENU
klinika

Analiza

Kush është “qeni besnik” i Putinit që do të zërë vendin e Prigozhin?

09.06.2023 - 09:30

Marrëdhënia e manjatit rus Yevgeny Prigozhin me aleatin e tij të vjetër, presidentin Vladimir Putin, duket se ka arritur një ndarje që nuk ka më kthim pas. Prigozhin, që fitoi pseudonimin “kuzhinieri i Putinit” falë kontratave të tij të majme që fitonte nga Kremlini, drejton grupimin famëkeq paraushtarak Wagner Group. Ai u pa deri vonë nga Kremlini si një instrument kyç në luftën kundër Ukrainës, sidomos me betejën në Bakhmut.Një herë e një kohë, Prigozhin dukej i paprekshëm. Kompania e tij private ushtarake (PMC), po shkaktonte pa fund trazira në Ukrainë. Ish-biznesmenit iu dhanë të drejta pothuajse ekskluzive për interesat e Rusisë jashtë vendit, mercenarët e Wagner-it u vunë re në të gjithë Afrikën. Këtë vit gjërat filluan të ndryshojnë. Prigozhin, me sa duket “i trimëruar” nga monopoli i tij mbi milicitë e Rusisë, filloi të haste probleme.Në maj, u bë publik një konflikt i tij me udhëheqjen ushtarake të Kremlinit. Me një sërë videosh, ai fajësoi shefat e lartë të mbrojtjes ruse, për humbjet e pësuara në Ukrainë, madje duke kritikuar edhe “zemrën” e Kremlinit: vetë Putinin.Për momentin, Prigozhin vazhdon detyrën. Por javët e fundit janë përfolur disaemra, si favoritëpër titullin e shefit të milicisë së preferuar të Putinit.

“Besniku” i Putinit

Emri kryesor është Alexey Miller, CEO i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, kompania më e madhe në vend dhe furnizuesi më i madh publik i energjisë në botë. Ai ka marrë një sërë çmimesh nga shteti rus, duke përfshirë Heroin e Punës të Federatës Ruse, Urdhrin për Merita ndaj Atdheut dhe Urdhrin e Aleksandër Nevskit.Në shkurt, inteligjenca ukrainase raportoi se Gazprom kishte krijuar PMC-në e vet. Arsyeja në atë kohë ishte se grupi i energjisë kishte nevojë për një forcë sigurie për të mbrojtur asetet e saj, si tubacionet e gazit, rrugët e furnizimit dhe puset. Në atë kohë, shkencëtari politik Dr Ariel Cohen tha se Gazprom nuk po krijonte një ushtri për ta dërguar në Ukrainë. Sipas tij, Miller po konsolidonte kontrollin e tij mbi burimet e vlefshme të energjisë brenda Rusisë dhe se kjo do të ishte një “luftë për pushtet”.Mirëpo, një hetim i fundit i “Financial Times” zbuloi se punëtorët e Gazprom të rekrutuar në disa nga grupet e milicisë së kompanisë në fakt janë dërguar në luftë në Ukrainë.U zbulua se të paktën dy batalione të veçanta janë formuar nga Gazprom në të gjithë Rusinë. Njëra njësi quhet ‘Potok’, tjetra ‘Fakel’. Të dyja ishin të lidhur me kompaninë e gazit dhe të dyja kishin dërguar anëtarë në Ukrainë për të luftuar për Rusinë.

Vladimir Putin heq qafe përfundimisht grupin “Wagner”,

Rivali i Prigozhin

Nëse do të ketë sukses, grupi i milicisë së Millerit mund të konkurrojë denjësisht me grupin e krijuar Wagner.Vetë Miller thuhet se është një rival i drejtpërdrejtë i Prigozhin. Sipas Dr Cohen, tensionet janë shtuarvazhdimisht midis Prigozhin dhe oligarkëve të tjerë të elitës në rrethin e ngushtë të Putinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Prigozhin madje ka vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë milicitë e Gazprom-it, në prill duke iu drejtuat atyre në një video 26-minutëshe. Duke pretenduar se donin “të zbehnin Wagnerin” për të parandaluar ekzistencën e “një force të madhe që mund të luajë një rol në politikën e brendshme”, ai tha: “Të gjithë thonë se do të ketë një luftë për pushtet në një moment, dhe të gjithë kanë nevojë për ushtritë e tyre”.Miller dhe Putin janë fotografuar rregullisht së bashku, Miller është kurdoherëi mirëpritur në Kremlin. Shefi i Gazprom ka qenë pjesë e luftës energjetike të Putinit me Evropën, duke e lënë të vuante nga uria kontinenti e gazit.Është e rëndësishme të theksohet se duke u përfshirë në një luftë të tillë energjetike, Miller me vetëdije dhe dëshirë po hedh tutje dekada të investimeve të Gazprom dhe integrimin me Perëndimin, duke e detyruar kompaninë të shkojë drejt falimentimit në të ardhmen. Por, sipas Alexander Gabuev, një bashkëpunëtor i lartë në Carnegie Endowment for International Peace, është në interesin e Millerit t’i shërbejë Putinit pavarësisht sesi përfundon  Gazprom. Ai i tha Wall Street Journal: “Miller është dikush që ka besimin e plotë të Putinit, besnik i padiskutueshëm.”