MENU
klinika

“Greqia do reagojë”

Mitsotakis për çështjen e Fredi Belerit: Ndihem i indinjuar

30.06.2023 - 22:50

Kryeministri i sapo zgjedhur në Greqi, Kyriakos Mitsotakis ka thënë se ndihet i zhgënjyer për mbajtjen në paraburgim nga Shqipëria të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe ka bërë me dije se do të ketë një reagim nga Greqia.

Gjatë një deklarate për mediet në Bruksel, Mitsotakis sa the ka informuar kolegët e tij për atë që po ndodh me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë, ku ka shprehur zhgënjimin dhe indinjimin e tij për faktin se një kryetar i zgjedhur është arrestuar dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg.

Ai ka theksuar se kjo çështje nuk do të shkojë kështu pa pasur një reagim nga Greqia, duke shtuar se reagimin e tij të parë e ka shprehur në Këshillin Evropian.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg për ne me dispozita të dyshimta procedurale

Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia . Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, u shpreh kryeministri grek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi